Masat e GJKKO-së/ Ngujohet në kryeministri dyshja Rama–Balluku
Pas komunikimit të masave nga GJKKO, Belinda Balluku u paraqit me urgjencë në ambjentet e Kryeministrisë, ku është takuar me Edi Ramën.
Balluku u pa të hynte në godinën qeveritare rreth orës 12, por teksa kanë kaluar dy orë deri më tani Balluku nuk është parë të dalë nga ambjentet e kryeministrisë.
Ngujimi i dyshes në godinë është tepër hermetik dhe deri më tani nuk dihet se çfarë po diskuton Rama me vartësen e tij, ndërsa burimet bëjnë me dije se Balluku është duke ushtruar presion ndaj Ramës duke kërkuar mbrojtjen e tij.









