Deklarata e Komisioneres Kos, Bylykbashi: Po shtrembëron raportin e ODIHR
Deklarata e Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e cila sot u shpreh se zgjedhjet e 11 majit 2025 kanë qenë “të lira dhe të ndershme”.
Bylykbashi e cilëson këtë deklaratë të pavërtetë dhe thotë se ajo përbën një interpretim të gabuar të Raportit Përfundimtar të ODIHR. Sipas tij, kjo lloj qasjeje rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e institucioneve europiane në sytë e qytetarëve shqiptarë.
Ai theksoi se ODIHR ka qenë i qartë që në fillim të raportit, duke nënvizuar se “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë” dhe se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë.
Reagimi i deputetit te PD, Oerd Bhlykbashi:
Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.
ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës , duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.
Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.
Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.








