Zonja Kos mos u bëj Bozë!”
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.
Noka shprehet i revoltuar ndaj komisioneres, duke e akuzuar atë për qëndrime të njëanshme dhe për favorizim të kryeministrit Edi Rama.
Ai shprehet se Kos po injoron raportet e institucioneve ndërkombëtare për proceset zgjedhore në Shqipëri dhe se, sipas tij, po “ambalazon” qeverinë me ngjyra evropiane.
Ndër të tjera, Noka e akuzon qeverinë për keqpërdorimin e fondeve IPARD dhe kërkon që institucionet e BE-së të mbajnë një qëndrim të paanshëm.
Postimi i plotë:
Zonja Kos mos u bëj Bozë!
Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.
Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.
Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!








