Bylykbashi: SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Ballukun

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në fjalimin e tij në foltoren e vendosur para selisë së kryeministrisë tha se tashmë qeveria po vjedh ditën me diell shqiptarët ndërsa akuzoi SPAK se ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun

“Mesazhet që po vijnë për këtë klikë janë gjithnjë e më të forta. Ditët e kësaj klike janë gjithnjë e më të shkurtra.

Kjo klikë e Edi Ramës prodhoi 11 majin. 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po tregon në sytë e gjithë botës si po i grabit shqiptarët jo me pak por qindra miliona.

Tumori i korrupsionit të Edi Ramës nuk ka më nevojë as për skaner as radiografi. E shohin të gjithë me sy si po kalbëzon kjo qeverisje.

E ka kapërcyer edhe korrupsionin si nivel. I rrinë ngushtë nenet e Kodit Penal, Ramës dhe Belinda Ballukut e eskortës që vjen nga pas. Këta kanë hequr kapuçin e po i vjedhin sy më sy shqiptarët.

SPAk ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun”, tha Bylykbashi.

Share it :