Tuneli i Llogarasë i pasigurtë’, Meta fton qytetarët: Përdorni aksin Llogara-Palasë, është më i sigurtë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka risjellë në vëmendje inaugurimin e ndërtimit të rrugës Llogara-Palasë, u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin këtë aks për arsye sigurie.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky aks i ndërtuar me kontributin historik dhe sakrificat e Forcave të Armatosura që më 2000, ende pas 25 viteve është më e sigurt për t’u aksesuar nga qytetarët, ndryshe nga sa ndodh me investimet e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.
Edhe sot e kësaj dite kjo rruge vijon të mbetet shume solide, e sigurtë dhe cilësore si një pasqyrë përballë investimeve të Qeverisë së sotme, me çmime skizifrenike korruptive dhe shumë të pasigurta, që “zhduku” (vodhi) edhe urat e Tunelit të Llogarasë’, shkruan Meta.
Statusi
Në 25-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë (4 nëntor 2000 – 26 prill 2001), kujtoj me mirënjohje dhe përshëndes të gjithë ekipin e batalionit të xhenios së Forcave të Armatosura, që me kontributin historik dhe sakrificat e tyre realizuan një investim të paharrueshëm, duke u hapur për herë të parë një rrugë shprese e zhvillimi turistik dhe ekonomik, perlave të bregdetit të Jugut, nga Dhërmiu, Jala, Vunoi, Himara e deri në Sarandë.
Me këtë rast, i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që për arsye sigurie, deri në kolaudimin e Tunelit të Llogarasë të vazhdojnë të përdorin këtë rrugë aq të bukur panoramike dhe njëherazi shumë të sigurt, që u ndërtua me kontributin e ushtrisë dhe me kosto minimale për taksat e shqiptarëve.
Edhe sot e kësaj dite kjo rruge vijon të mbetet shume solide, e sigurtë dhe cilësore si një pasqyrë përballë investimeve të Qeverisë së sotme, me çmime skizifrenike korruptive dhe shumë të pasigurta, që “zhduku” (vodhi) edhe urat e Tunelit të Llogarasë.









