Ekzekutohet biznesmeni në Elbasan! Autoret largohen! Detajet nga ngjarja
Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri, mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me armë brenda një makine tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të qytetit.
Pamje nga vendngjarja
Sipas dyshimeve paraprake biznesmeni është qëlluar me armë zjarri pistoletë, me dy plumba në kokë dhe është gjetur i vdekur brenda mjetit të parkuar.
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Autorët u larguan drejt Librazhdit me një “Audi”
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e regjistruar këtë të diel në Elbasan ku u vra biznesmeni Edmond Hyka.
Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy autorë dhe pasi kanë qëlluar drejt Hykës janë larguar me një automjet tip Audi ngjyrë e zezë në drejtim të Librazhdit. Identiteti i tyre ende nuk dihet ndërsa janë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore të qytetit.
Pronar i dy bizneseve dhe pjesëtar i një rrjeti droge/ Pistat kryesore të hetimit për vrasjen e Mond Hykës
Sipas burimeve, biznesmeni njihej në qytet si pronar i 2 bizneseve, i karburantit Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja dhe i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi dhe dyshohet se është një person me precedentë të mëparshëm penal.
Më herët biznesmeni 43-vjeçar, dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një grupi kriminal që operonte jashtë Shqipërisë, kryesisht në rrjetin e lëndëve narkotike dhe këto janë janë pistat kryesore ku po heton policia.
Ndërkohë sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me rastin.
Rrethanat dhe motivi i ngjarjes vijojnë të jenë mister, sakaq e gjithë zona është e survejuar nga kamerat dhe pritet sekuestrimi i këtyre të fundit për zbardhjen e dinamikës së krimit.
Vrasja e biznesmenit/ Të afërmit mbërrijnë në vendngjarje, shpërthejnë në lot
Familjarë të binesmenit Mond Hyka i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Bëhet me dije se ka qënë e motra e 43-vjeçarit ajo e cila ka shpërthyer në lot në momentin që ka parë makinën me plumba brenda që cilës u qëllua Hyka.
Siç u raportua, biznesmeni u vra me dy plumba në kokë në automjetin e tij tip Range Rover. Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.
Vrasja në Elbasan/ Mond Hyka, shok i ngushtë i Kei Piut, i ka shpëtuar një atentati nga grupi i Talo Çelës
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmons Hyka, këtë të diel në Elbasan. Sipas gazetarit, Elton Qyno, Mond Hyka njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës.
Sipas gazetarit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.
Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.
Çfarë njoftoi Policia?
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.









