Berisha: Në Shqipëri ligjin e bën dr@g@, Edi Rama po qeveris bashkë me ta!

Berisha: Në Shqipëri ligjin e bën dr@g@, Edi Rama po qeveris bashkë me ta!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren e qytetarëve dhe deputetëve’ të zhvilluar para Kryeministrisë akuzoi Edi Ramën për bashkëqeverisje me botën e krimit dhe për kapjen e institucioneve shtetërore nga ekonomia e drogës.

Berisha deklaroi se, trafiku i lëndëve narkotike ka deformuar ekonominë, ka mbyllur ndërmarrje, ka nxitur emigracionin dhe ka varfëruar qindra mijëra shqiptarë.

Ai e cilësoi parlamentin si të shndërruar në një institucion të keqpërdorur dhe të nënshtruar, duke theksuar se opozita dhe qytetarët nuk do të lejojnë që ai të përdoret si instrument i qeverisë.

Berisha: Miq, arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga.

Çfarë ndodh me drogën?

Euro përtokë sepse vijnë eurot e drogës me kontejnerë.

Me qindra ndërmarrje të eksportit falimentojnë.

Me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët e dheut.

Kjo është mënyra. Ikin se shkatërrohen vendet e punës.

Çfarë ndodh? 35 përqind zhvlerësohet euro.

Ata pensionistë që jetojnë me ndihmën e familjarëve të tyre, marrin 35 përqind më pak, bëhen 35 përqind më të varfër.

Çfarë ndodh?

Çmime stratosferike në ndërtime se baronët e drogës nuk i kanë gjë paratë.

Çfarë ndodh?

Ligjin e bën droga. Droga vret në aeroport, droga vret në Elbasan, vret kudo, vret dhe vret cilindo.

Dhe Edi Rama qeveris së bashku me ta.

Do e pranojmë ne këtë?

Jo, kurrë.

Ky e ka shndërruar parlamentin në institucionin më qesharak, më të turpshëm të vendit

Po parlamenti është përfaqësuesi juaj, është vota juaj, është vullneti juaj.

A do e lejojmë ne ta përdorë parlamentin në mënyrën siç po e përdor ky?

Jo, kurrë.

Ndaj dhe koha është e jona.

Këtyre u ka ikur koha.

Koha e tyre është një kohë e zezë dhe këta duhet të shkojnë për veprat e tyre të zeza që u kanë bërë shqiptarëve.

Share it :