Berisha: Mogherini dha dorëheqjen, Lubinë e mbron kleptokracia
Sali Berisha ka krahasuar standartin europian të dorëheqjes në rastin e Federica Mogherinit me standartin shqiptar të Belinda Ballukut që refuzon ta lëshojë postin e zv.kryeministres edhe nëse punët e qeverisë janë bllokuar për shkak të mungesës së ministrit të energjisë. Në një status në rrjetet sociale, Berisha fton qytetarët të bëjnë dallimin mes asaj që ndodh në Evropë dhe asaj që ndodh në Shqipëri për të dalë në përfundimin se Rama është i trembur nga e njëjta dosje, pasi në celularin e Ervis Berberit ka mesazhe të tjera që e përfshijnë edhe kryeministrin në aferat korruptive.
“Miq, pas ndalimit një natë në qeli për akuzën për korrupsion, nder të tjera edhe me Edi Ramën për abuzim me tendera disa milionë euro dhe lirimit të saj, Mogherini dha dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian. Ky është standarti europian.
Kurse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë. Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës” shkruan Berisha.






