Flavio Qarri: Foltoret e Salianjit, gënjeshtër dhe makineri për qeverinë
Në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Flavio Qarri kritikoi lëvizjen e Ervin Salianjit dhe foltoren e organizuar në Durrës, duke thënë se nisi me gënjeshtër. “Zoti Salianji tha se u ftua, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, që rrëzoi çdo pseudomoral të mundshëm të foltores,” deklaroi Qarri.
Ai shtoi se vendi ku u organizua takimi nuk kishte asnjë lidhje me strukturat partiake apo qytetarët që përfaqëson. Sipas tij, foltorja nuk i shërben kauzës së Partisë Demokratike, por përfiton kundërshtarin politik, Edi Ramën. “Kjo është një makineri për të çfokusuar vëmendjen nga raporti OSBE-ODIHR dhe për të amplifikuar mediat e pushtetit,” tha Qarri.
Gazetari theksoi se opozita duhet të fokusojë energjitë tek skandalet e qeverisë dhe shqetësimet reale të qytetarëve. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si diskutohet korrupsioni i ministrave, duke e cilësuar si një çështje e deformuar nga mediat dhe politika. “Thelbi i problemit në Shqipërinë e 2025-ës nuk është debati ligjor për arrestime, por si të bllokohet dhe ndalohet vjedhja e zyrtarëve dhe e stafit të tyre,” tha Qarri.
Debati:
Zoti Salianji filloi me një gënjeshtër lëvizjen e tij. Një gënjeshtër shumë të shëmtuar. Doli nga ajo salla dhe tha, erdha se më ftuan. Kjo është gënjeshtër shumë e madhe dhe shumë e panevojshme dhe shumë e trashë dhe që këtu sapo e vrau të gjithë pseudo moralin që mund të kishte dhe mund të bënte sens ajo gjëja që bëri.
Vetëm kaq mu mjaftoi për ta zeruar të gjithë lëvizjen e tij. E dyta, zoti Salianji, me sa di unë i është caktuar Kombinati. Apo jo? Pse s’po e bëni në Kombinat? A i është caktuar Kombinati?
Ilir Ali Mehmeti ka mbuluar gjithë zonën e Kënetës? Më pëlqen shumë fjala Kënetës. Kënetës? Jo. Ka qenë Tiranë. Ka mbuluar Pazarin e Ri. Pse nuk e bën te Pazari i Pi? Ç’lidhje kanë me Durrësin këta? Çfarë i çoi në Durrës këta?
Kjo e bën që të mos ketë asnjë lidhje as me qytetarët që ata përfaqësojnë dhe as me strukturën ku ata aderojnë. Se shkuan në një vend ku nuk kanë asnjë lidhje funksionale strukturore. Që këtu bie aspekti partiak dhe aspekti strukturor. E dyta, për t’u rikthyer në fakt tek ajo që, pra deri tani me opozitën dhe me PD-në, po shohim që s’po ndodh fare asgjë. Çfarë po ndodh? Ajo që po ndodh në fakt është një lëvizje e, si ishte ajo, lëvizja e skraparllinjve të inatosur. Një lëvizje e një demokrati të inatosur, i cili po amplifikohet nga të gjithë mediat e pushtetit. Kaq po ndodh. Dhe mediat e pushtetit janë më se të gatshme. Unë, e vetmja dilemë që kam, është, kjo është në tandem, pra në konsensus dhe e planifikuar dhe e organizuar nga mediat e pushtetit, apo ato për leverdi po e përdorin narrativën saliane.





