Çështja Balluku, ambasadori i OSBE-së: Rasti i parë që dëgjoj

Çështja Balluku, ambasadori i OSBE-së: Rasti i parë që dëgjoj

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka komentuar çështjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe është pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Tarran u shpreh se vendimmarrja për këtë rast i takon plotësisht institucioneve kompetente shqiptare dhe se OSBE-ja do të ndjekë me interes zhvillimet në vijim.

Gjithashtu Tarran tha se nuk ka dëgjuar për një situatë të ngjashme në vendet ku ka shërbyer më parë.

Michel Tarran: Unë jam diplomat dhe do të përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni. Qe do të them që kryeministri e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese.

Duhet të presim çfarë do të thotë. Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe do të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente.

A është ky rasti i parë në botë.

Mesa di unë po. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetoja dhe punoja.

Share it :