Lubonja: Populli duhet të ishte te Kryeministria, janë vjedhur 50 milionë euro vetëm në një tender

Lubonja: Populli duhet të ishte te Kryeministria, janë vjedhur 50 milionë euro vetëm në një tender

Jemi në një regjim që po i dëbon njerëzit” kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja sot në ditën e Rinisë, 8 dhjetorin që simbolizon dhe fillimin e rënies së regjimit komunist në Shqipëri në fillim të viteve ’90.

“Jetojmë në një regjim që i mpak njerëzit, i poshtëron, i blen, i përdor, i dërgon jashtë njerëzit. Mua më kujtohet në komunizëm si 1 maji apo festa e gruas, festoheshin. Në botën demokratike ishin ditë protestash”

Gjithashtu Lubonja u shpreh se ka një mungesë të ndjeshmërisë, pavarësisht të gjitha skandaleve të ndodhura.

Gjithë populli duhet të ishte te Kryeministria për skandalin e tmerrshëm. Bëhet fjalë për 50 milionë euro vetëm në një tender dhe populli e rinia janë indiferentë. Janë vjedhur miliona euro, dhe rinia është tejet indifirente. Më duket sikur janë të gjithë në një teatër”, tha ai i ftuar në studion e News24.

Share it :