Bardhi: Amendamenti për amnistinë synon të kundërtën e asaj që thotë Grida me shokë…

Mbrëmjen e së mërkurës, në emisionin “Top Story”, u diskutua çështja e amnistisë fiskale.  Panelistët e ftuar nga moderatorja Grida Duma spekuluan mbi dakordësitë mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me amnistinë fiskale dhe Avokatin e Popullit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë nga SHBA, ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare, pasi emri i tij është përmendur në studio.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi ironizoi moderatoren dhe panelistët, duke thënë se “janë lodhur duke analizuar diçka që as nuk dinë ta lexojnë, as ta kuptojnë”.
Më tej, Bardhi akuzoi median me licencë kombëtare se shfrytëzon hapësirën publike për “të hedhur baltë mbi një të pavërtetë”.
Postimi i Bardhit
Qenka lodhur shumë Grida sot, duke analizuar një dokument, me të ftuar që as dinë çfarë flasin dhe as kuptojnë çfarë lexojnë! Thjesht thonë çfarë i kanë dhënë të thonë!
Ndërkohë në emër të gënjeshtrës shfrytëzon hapësirën kombëtare mediatike për të hedhur baltë bazuar në një të pavërtetë, që dikush e prezanton me shprehjen “më thotë dikush”! 
Ndërkohë që reagimin tim që në mëngjes për këtë gënjeshtër të shpërndarë nga një tjetër TV, bëjnë sikur nuk e kanë lexuar, sepse janë të interesuar për gënjeshtrën, jo për të vërtetën! 
E vërteta është që amendamenti i depozituar në Komisionin e Ekonomisë (dhe në seancë sot) ka një version final të propozuar, ku shoqëritë tregtare që shfrytëzojnë fushat naftëmbajtëse përjashtohen automatikisht nga përfitimi sipas ligjit, pavarësisht nëse kanë apo skanë çështje në hetim!!
Pra, ekzaktësisht amendamenti synon të kundërtën e asaj që Grida me shokë në studio i paraqitën shqiptarëve për minuta të tëra sikur të kishin zbuluar botën. Mirëpo unë tashmë jam mësuar me gënjeshtrat e Gridës në një TV kombëtar dhe e vërteta është që smë bëjnë hiç përshtypje, veçse qesh me to për sa qesharak duken në gënjeshtrat e tyre të vogla dhe duke menduar gabimisht se po më barazojnë me sojin e tyre. 
p.s: Ndjesë për orën e vonë, por në SHBA gënjeshtrat vijnë me vonesë! 😂
Image
Share it :