Berisha: Nuk ka gjë në botë që të mbyllë dosjen e Ramës! Prandaj nuk guxon të vijë t’u përgjigjet interpelancave

Berisha: Nuk ka gjë në botë që të mbyllë dosjen e Ramës! Prandaj nuk guxon të vijë t’u përgjigjet interpelancave

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar ndaj mungesës së kryeministrit Edi Rama në seancë, duke e cilësuar atë si shenjë frike dhe shmangie nga interpelancat e kërkuara.

Berisha deklaroi se, Rama vetë ka pasur gjithmonë pasion të veçantë për t’iu përgjigjur çdo interpelance gjatë kohës së tij në qeveri, ndërsa akuzoi mazhorancën se po përpiqet të justifikojë mungesën e Ramës.

“Në përgjigje të trillimit që bëri parafolësi që nuk jam paraqitur në seanca, kam pasur një pasion të veçantë për t’iu përgjigjur çdo interpelance që është bërë.

Dhe ky pasion nuk ndikohet as nga personi, as nga tematika.

Po ju nuk keni faj.

Ku e keni Ramën?

Ku e keni?

Pas Lubisë, ku e keni?

A e kuptoni që është bërë gaz?

Ku e keni?

A e kuptoni se ku jeni katandisur?

Nuk guxon me ardhë në parlament.

Ai dhe Lubia nuk guxojnë të dalin para shqiptarëve nga ky parlament.

Ju keni rënë, ju kot votoni, kot sillni ligje e buxhete, etj.

Ju keni marrë fund.

Frika e tij ka kufi vetëm qiellin.

Po zhvillohet një betejë, do ua deshifroj pak më vonë betejën që po zhvillohet.

Po gjë në botë që të mbyllë dosjen e tij nuk ka.

Prandaj nuk guxon të vijë t’u përgjigjet interpelancave”, u shpreh Berisha.

Share it :