Berisha: Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet bashkërisht
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se protestat janë rruga e opozitës.
‘Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet bashkërisht’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij jashtë sallës së parlamentit.
Berisha: Të gjithë ata kanë të drejtë.
Kanë shumë të drejtë.
I përshëndes dhe i përgëzoj.
Vetëm protestat janë rruga.
Momenti do përcaktohet bashkërisht.
Kjo e sigurt.
Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër.
Tani, kur këta në një akt kaq madhor, shkelmojnë kaq pa skrupuj një marrëveshje, çfarë vlere ka harxhimi i kohës.
Këto do i diskutojë të gjitha grupi parlamentar dhe do u japë përgjigjen që meritojnë.
Nuk është çështja e vetëm dy reformave këtu.
Është çështja e një qëndrimi të prerë, përfundimtar.
Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte sadopak të drejtat e tyre.
Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta?
Që do mashtroni përsëri?
Jo, se nuk ka pse…









