Rrefimi/ Me kallash në zyrë/ Berisha tregon sulmin në Presidencë në ’97

Rrefimi/ Me kallash në zyrë/ Berisha tregon sulmin në Presidencë në ’97

A është e vërtetë që keni qenë me njerëz të armatosur?

Sali Berisha: Absolutisht, edhe vetë!

-Edhe vetë me armë?! Ju keni qenë vetë me armë?!

Sali Berisha: Padiskutim! Sepse vinin dhe e qëllonin Presidencën nga të gjitha anët. Natyrisht ata që bënë sulmin, morën përgjigje, nuk mbetën pa përgjigje. Unë s’mund ta lija zyrën…

-Ju vetë qëlluat ndonjëherë?

Sali Berisha: Jo asnjëherë, por ata që qëlluan morën atë që meritonin.

Më tej, tha se ofroi edhe zgjidhje politike për këtë situatë problematike, por qëllimi ishte eleminimi i tij fizik në atë kohë.

Sali Berisha: U bë marrëveshja, sulmi ndodhi pas marrëveshjes!

-A ndjeni ju përgjegjësi për firmat piramidale?

Sali Berisha: Padiskutim! E kam shprehur, unë prandaj kam dhënë dorëheqjen, vetëm një gjë ama…Kanë bërë dy vite hetim kombëtar e ndërkombëtar dhe kanë gjetur zero implikim të Sali Berishës. Tjetër, gjatë fushatës elektorale, Fatos Nano, i ndjeri, u tha shqiptarëve se do ua kthejë 100%, ia tha një ambasador të them të vërtetën. I tha Nanos premtoje se do fitosh zgjedhjet. Sali Berisha u tha shqiptarëve se nuk mund t’ju kthejë asnjë qindarkë sepse një borxh që nuk është marrë nga qeveria, nuk mund të njihet. E keni marrë vetë! Nëqoftëse unë do doja të riktheja paratë e humbura, kisha çdo mundësi, por do shkelja çdo ligj dhe moral. Por përgjegjësia ishte, ndaj dorëzova pushtetin!

Share it :