Skandali Inceneratoreve/ Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Skandali Inceneratoreve/ Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vjetësh i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Dënimi për inceneratorin e Tiranës mësohet se Koka e ka përfunduar, ndërsa masa e dhënë ndaj tij për Fierin, mësohet se është shuar.

Kujtojmë që ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka qëndruar në burg që nga dhjetori i vitit 2021, ndërsa në muajin shtator të këtij viti u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.

Share it :