Organizatë kriminale brenda SPAK-ut/ Berisha: Të gjithë ata që kanë objeksione, u them lexoni dosjen Toyota Yaris
Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal te qëndrimet e tij lidhur me funksionimin e SPAK-ut, duke thënë se vlerësimet e tij për këtë institucion mbështeten në dokumente dhe dosje hetimore të bëra publike ndër vite.
Berisha përmendi dosjen e njohur si “Toyota Yaris” si një nga rastet që ngre pyetje serioze mbi mënyrën e trajtimit të çështjeve brenda institucioneve të drejtësisë.
“Cilido që mendon se deklaratën për organizatë kriminale e kam politike, i kërkoj vetëm një gjë, të lexojë dosjen Toyota Yaris.
Vetëm këtë.
Ka shumë dosje të tjera, por unë po them vetëm këtë, dhe do bindet nëse ka në Skap një grup të strukturuar kriminal apo një organizatë kriminale.
Unë mund të numëroj këtu brenda Skapit të paktën pesë emra aty.
Atëherë?
Në qoftë se ti i ke të gjitha këtu, dhe ti nuk merr asnjë masë, brenda Skapit, si mund të besoj unë?
Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’u kërkoj atyre që kanë objeksion për këtë cilësim tim, lexoni atë dosje dhe më thoni kush e ka gabim.
Dhe nesër po t’i gjej një dosje këtij, absolutisht do e them.
Unë jam opozitë, do mbroj interesin publik pavarësisht nga çdo çmim.
Merr dosjet 184 dhe 339, dosje zyrtare legale të krimit monstruoz elektoral.
Çfarë t’i them unë atij?
Por ato kanë të bëjnë me themelet e pluralizmit.
Kjo është e vërteta.
Dosja Toyota Yaris fakton atë që kam thënë unë.
Ka edhe dosje të tjera që e faktojnë.
Pse ti shkon dhe merr një komisioner apo një person X, kurse Taulant Balla që bën pazarin e votave me bandën e Elbasanit, dhe e ke në dosje, nuk i thua një fjalë?
Më thuaj, a është kjo? A duhet opozita të qëndrojë?
Unë them se po. Ne prandaj edhe qëndrojmë”, tha Berisha.








