Rikthimi në detyrë i Ballukut / Blushi: Kapje e plotë e drejtësisë nga Rama, GJK garantoi korrupsionin e kryeministrit

Rikthimi në detyrë i Ballukut / Blushi: Kapje e plotë e drejtësisë nga Rama, GJK garantoi korrupsionin e kryeministrit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar ashpër pas vendimit të kësaj të premteje të Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu në detyrë zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Blushi shkruaj se vendimi i GJK, është një tjetër provë e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama.

Kapjen e sistemit të drejtësisë, Blushi thekson se e pakti paralajmëruar më herët edhe kreu i PL, Ilir Meta

Sot, ato paralajmërime u materializuan me brutalitet, një gjykatë që duhej të ishte barriera e fundit ndaj abuzimit të pushtetit është shndërruar në një instrument zyrtar të mbrojtjes politike, pandëshkueshmërisë dhe garantimit të imunitetit politik për korrupsionin e përbindshëm të Edi Ramës’, shkruan Blushi.

Statusi

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama.

Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë të rënda për vendin.

Sot, ato paralajmërime u materializuan me brutalitet, një gjykatë që duhej të ishte barriera e fundit ndaj abuzimit të pushtetit është shndërruar në një instrument zyrtar të mbrojtjes politike, pandëshkueshmërisë dhe garantimit të imunitetit politik për korrupsionin e përbindshëm të Edi Ramës.

Gjykata Kushtetuese nuk po mbron më Kushtetutën, por Narkoshtetin.

Siç e tha qartë edhe McGonigal, “Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për Edi Ramën dhe ndërkombëtarët e korruptuar prej tij, dhe që po konfirmohet çdo ditë se është një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar.

Share it :