Mafia 1 SPAK 0, ndeshja u shit në shtesë..

Mafia 1 SPAK 0, ndeshja u shit në shtesë..

Nga Basir Collaku
Gjykata Kushtetuese nuk është një 9-she juridike me djersë të spikatur pavarësie, me një barrë rë dukshme diturie, me thinja vitesh përvoje, me rrahje të palëkundura patriotike, dhe diell rrezatues integriteti. Por ajo ka episode rezistence në përballje me pushtetet. Ky rrëzim Gjykatës për ndalim të një të pandehuri për vjedhje është hera e parë e ndodhur.
Vendimi për riballukëzimin e qeverisë ka pasur ngjashmëri për nga trysnia me atë të interpretinit për materialet e sky-enchro. Tensioni ka kapërcyer parashikimet. Ka munguar vetëm ekzekutimi i dhunës fizike. Rezistenca e gjyqtarëve ka qenë e madhe. Deri në momentet kur njëri prej tyre u ylberizua në kahun e qeverisë me mjete demokratike ekstreme.
Argumentet proRama të pesë anëtarëve, janë me tekst të njëjtë me ankuesin. Nxitimi për zbardhje e botim në fletore zyrtare pa u tharë boja e firmave, tregon ultimatumin brenda gjykatës. Por tre prej tyre nuk vendosën të rrinë rehat me qeverinë. Apeli ka ndarë datën pas për të vendosur çfarë?!
Pyetjet me hije për vendimin!
1- Thua ia hodhëm dhe linja e fluturimeve me Kanadanë, ankthi i Ramës, nga mungesa e zëvëndëses, është çlirimi i dytë i Shqipërisë?!
2- Do marrin frymë deri me 22 janar 800 projektet me BE?!
3- Do të kthehen më shpejt edhe 33 milionë euro kërkuar nga BE, pasi u vodhën nga qeveria ndihmat për bujqësinë?!
4- Do të paguhet më shpejt shuma prej 150 milionë euro ndaj Becchettit, pas rrëzimit në Apel në Paris?!
5- Do të zgjidhen borxhe dhjetëra milionë euro, e kusure shtesë të falimentit të Air Albania, vaska shëtitëse e KM nëpër botë?!
6- Do të nxitojë bitisjen e tenderit të dedikuar 140 milionë euro të smart city për ustallarët lobues të KM?!
7- Do të përshpejtojë zbardhjen dhe ndalimin e tenderave të ushtrisë të hetuara në NATO me nënkontraktor që janë në arrati dhe në kërkim nga drejtësia belge?!
8- Do të mbyllë hesapin 400 milionë eurosh me Porto Romanon me grekët?!
9- Do të rikthejë buzëqeshjen narkotike të grupeve tek presin firmat e kullave, strategjikee, voltaikeve, tenderave premtime Bordit të Mafias?!
10- Do të rivendosë marëdhëniet me Turqinë e cila atë dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, i ka nxjerrë nga axhenda e komunikimit duke i klasifikuar subjekte jo miqësore?!
11- Do të ndalojë Gjykatën e Apelit të Posaçëm të shprehet për ankimet ndaj masave të vendosura?!
12- Do të detyrojë Ramën të çmendet në kanosje të pandërprerë, të votojë në Parlament kundër një kërkese të SPAK për heqje imuniteti dhe mase arresti?!
Ka shumë ngjarje e trazira. Sekretet e errëta ia dolën të bëjnë përmbysjen. Tani do të jetë ajo shefja dhe Rama vartësi!! Ashtu bashkë. Deri një ditë, kur SPAK të gjejë takatin e vaksinuar, e t’i ndajë. Nuk kanpërse i bie unazës. Bën kërkesë për masë arresti e heqje imuniteti. Hetimet janë ekspozuar ndaj ndikimit të paligjshëm. Nëse pret 22 janarin 2026, atëherë më mirë t’ia lërë Pamelës, avokatës së të pandehurës, të merret me çeshtjen..Deri tani rezultati lshtë Mafia 1 e SPAK 0. Presim ndeshjen e kthimit…Të hidhen bastet..!! Skedinat i mbledhin zyrat e Sinaloa, Ndranghetta, Camorra, Sara Corona, Cosa Nostra, filialet në Tiranë..

Share it :