Tashti djalli po negocion paktin e fatit të tij

Tashti djalli po negocion paktin e fatit të tij

Nga Ndricim Kulla

Të korruptuarit “kanë atë, diçkanë ” që u lejon atyre të kërkojnë gjithmonë dhe të marrin atë që duan.

Kjo është një aksiomë historike.

Psikologu Jean Twenge, autor i librit “Gjenerata ime” , thotë se një person i korruptuar është i magjepsur nga vetvetja. Këta janë individë “të cilët kënaqen kur njihen me njëri-tjetrin” dhe që përshtaten me situatat më të ndryshme falë mungesës së etikës.

Personi i korruptuar nuk gjen asnjë avantazh në respektimin e të tjerëve; e konsideron si pengesë. As në mendjen dhe as në zemrën e tij nuk ka vend për një person tjetër. Ai dëshiron pushtet dhe para, sepse këto e mashtrojnë atë që të ketë kontroll mbi të gjithë botën. Ai nuk pendohet që ka lajkatarë dhe jo miq , aq më pak që ka objekte materiale në vend të kuptimit të jetës

Ai argumenton se nëse na jepet mundësia, ne do t’i injoronim rregullat pa problem. Dhe se nëse do të kishim pushtet, do ta përdornim për interesa personale.

Sado e çuditshme të duket, mendja e një personi të korruptuar mbetet një vrimë e zezë e padeshifrueshme sepse errësira është abitati i jetës së tij.

Mund të thuash çdo gjë për udhëtimet e pa kontrolluara të kryeministrit shqiptar që e ka për detyrë ligjore t’iu bëj transparencë (por e ka përbuzur me arrogancë për ta bërë), qoftë për një udhëtim të thjesht brenda vendit pa lere më ti bjerë pashë më pash rruzullit tokësor. Ai ka imponuar standardin e diktaturës që ka instaluar dhe me këtë standard kryen çdo aktivitet publikë dhe privat kudo që ia ka qejfi. Dhe që gjithë po e shohim askush nuk e pyet dot më, ku ishe zoti kryeministër, pse ishe, me çfarë shpenzimesh ishe …?. Nuk e pyetet sepse nuk të kthen përgjigje, sepse i tërë shtypi është nën thundrën e tij.

P.sh. para disa ditësh ai ka qenë tek pullë dhe pa protokoll të detyrueshëm shtetëror në një udhëtim në Doha, kryeqytetin e Katarit.

Është i pa njohur statusi i kësaj vizite. Jo i qytetarit, por i kryeministrit Rama.

Nuk është folur asgjë, që në emiratin e Katarit të ketë patur ndonjë synet apo davet mbretëror, ku si i zgjedhuri i posaçëm evropian të jetë thirrur lideri global, ose siç e njohin ndryshe, shakaxhiu dhe argëtuesi i tarafeve.

Atëherë, çfarë angushtie do ta ketë mbërthyer të “ziun lider global”, që e ka detyruar që të bëj agjendë të pa shprehur drejt një vendi të vogël mysliman, por të pasur, që tashmë po përjeton edhe një bum influence ndërkombëtare.

Çfarë sëkëlldie e bëri kryetarin e regjimit tonë që t’ia hypë avionit dhe të udhëtojë jo pak por 5000 km larg, sikur po bën një vrap kali Fier -Berat?

Ai është i njohur botërisht si manipulator i rangut të larte, ku edhe një ftesë të thjesht nga një forum ndërkombëtar që (edhe këtë me siguri do ta ketë blerë me para), e vesh me shkëlqim marramendës për të krijuar një prespektivë virtuale të të gjitha gjërave që ai i ka zhytur në llumin e baltës.

Edi Rama në këto momente mund të jetë duke bërë gjëra që askush nuk i shkon ndërmend për të fshehur mëkatet e tij publike. Por mbi të gjitha ka dyshime të arsyeshme, se ai tashti ka filluar që të negociojë të ardhmen e tij, duke pretenduar, ose duke lypur një pakt. Një pakt që në shkëmbim të largimit të plotë nga pushteti ndoshta, të fitojë amnisti për vete, për familjen dhe të afërmit e tij, çka do ti krijonte një barrë dhe një kosto të madhe Shqipërisë në raport me faktorët e rëndësishëm të diplomacisë ndërkombëtare.

Tipari kryesor i të gjitha diktaturave është mungesa e transparencës. Mungesa e transparencës është kostumi që diktaturat e mbajnë veshur përditë dhe e shtrëngojnë fortë pas trupit të saj që ti qëndroj i puthitur dhe të duket gjithmonë i shëndetshëm dhe i kapardisur në mënyrë që asgjë të mos duket përbrenda trupin të saj.

Çdo fllad i lehtë ndoshta mund të ishte problematikë për të zbuluar njollat e zeza të trupit të saj.

Që fatin Rama e ka mbështetur vetëm tek pakti i dëshpëruar, kjo është një gjë që merret lehtësisht me mënd.

Por dyshoj, se pikërisht tashti Rama është në kulmin e një lobimi të fortë për të negociuar paktin e sigurisë të së ardhmes së tij në hapin e parë dhe pastaj, shpreson se edhe mund të shpëtojë ndonjë copë nga karrierën e tij politike.

Timonin çuditërisht e ka kthyer nga vendet e Gjirit dhe Lindja e Mesme.

Kur transparenca sot, është bërë me ligj dhe me kulturë alla Rama një mollë e ndaluar, ne jemi të detyruar që ta ndjekim më të shqetësuar dhe më të vëmendshëm kryeministrin tone, që ka në dorë buxhetin e shtetit dhe parat e popullit i bën rrush e kumbulla për të mbajtur për lobime dhe influenca.

Po pse pikërisht Doha e Katarit shënon busullën e re të udhëtimeve të tij?

Sepse Presidenti Tramp vendet e pasura me naftë të Gjirit i ka future në interesin e politikës së tij të jashtme amerikane

Atje ka filluar që të gëlojë diplomacia dhe biznesi si kurrë më pare.

Si qytetar, por edhe si një intelektual, më lind dyshimi i arsyeshëm, se ka diçka private dhe të thellë në këto itinerare të heshtura. Ka halle të rënda, të cilat e detyrojnë Sulltan Zgjebon të shtrëngojë kokën fortë me dorë, çka është edhe në instinktin e tij .

Ato që ka bërë me historitë makbethiane të McGonigal, nusen e Bilalit, aferën e tunelit të Llogorasë, aferën e inceneratorëve, pronat e gjirit të Gjipesë, Sarajet e Surrelit, Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Projektin e Eko Park, konfliktin e interesave, etj, etj, të cilat i rrinë varur para syve si pranga burgu, ku tashti doemos që ka filluar të ndjejë edhe tringëllimën e tyre, diku do që t’iu gjej një vend të fshehtë që ti lëshojë.

Po ku?

Lideri global ka miqësi të pa fundme korruptive, që nga Bler , Kos, Von der Leyen dhe Soros mbi të gjitha. Por problemet e mëdha që ka personalisht me ligjin, është e pa mundur që edhe të gjithë këta bashkë t’ia heqin lakun që po i shtrëngohet në fyt.

I dëshpëruar si një kumarxhi i humbur që të sjell ndërmend personazhet tolstoliane në lojën e tij të ndyrë, ka mbarsur veten, se vetëm Kushner dhëndëri presidentit Trump mund dhe do ta shpëtojë nga ankthi makbethian i ndëshkimit.

Kushner sot është rikthyer si një aktor i diplomacisë amerikane në rajonin e Gjirit edhe atje mund gjendet vatra që ai të ujdis takimin dhe t’ia zbrazi njëherë e mirë me zëmër të hapur pështjellimet që ka .

Paratë janë bërë thonjtë e urryer të dëshpëruesit të madh.

Nga të gjithë miqtë e tij të paguar nga paratë e drogës dhe paratë a taksapaguesve shqiptarë Kushneri mbetet shpresa, se do ta shpëtojë yllin e tij të mos përplaset për tokë. Kushneri dhe imazhi i tij që ai ka përhapur dhe po përhap kudo.

Ne si taksapagues kemi të drejtë, që ta paragjykojmë dhe ta denoncojmë publikisht çdo aferë të dyshimtë të kryeministrit dallaveraxhi, për të shpëtuar nga e kaluara e tij e zezë.

Po a është vallë e mundur kjo? – Lind pyetja duke vëzhguar rrugën e dritëhijeve dhe prapësive politike të kryeministrit shqiptar?

Po të ishte përgjithësisht kështu, nuk do kishte mbetur demokraci në këmbë. Nuk do kishim as shtet ligjor, as prosperitet, madje as paqe sociale.

Aq më shumë që presidenti Tramp, që radikalët e ekstremit të majtë që mbajnë në këmbë edhe diktatorin shqiptar, s’lanë gjë pa bërë, burgun dhe plumbat, për ta bërë viktimë të demokracisë.

Administrata e sotme amerikane dhe çdo administratë tjetër amerikane (përveç një qeverie të mundshme sorosiane), nuk mund të lejojë të bëhen kompromise korruptive me një kryeministër që me qeverisjen e tij të bëhet problem sigurie edhe për vetë Amerikën.

Edi Rama është nga ata gjeni të neveritshëm të pa udhësisë që mund të ketë krijuar natyra. Një eremit në errësirën kafshërore të pushtetit, ku në çfarëdo meditim, sytë e mendjes i ka tek intriga.

Dhe kjo nuk e bën pak të vështirë për ta kuptuar lehtë misterin e mbajtjes së pushtetit të tij.

“ Nëse guxon të më dorëzosh, dije mirë një gjë: se do të nxjerr çdo emër, çdo marrëveshje, çdo hije që ke bërë të ecë pas krahëve të mi”.

Kështu e kërcënon vartësia e tij zv/kryeministrja Belinda Balluku e paditur për korrupsion në bashkëpunim me Edi Ramën.

Po çfarë janë marrëveshjet?

Kush janë këta emra?

Cilat janë këto hije?

Siç edhe po dëshmohet më së miri aktualisht, brenda Tabil Sarajit ka kohë që kanë filluar të shpërthejnë konfliktet e mbarsura të mbështjella me varakun e harmonisë dhe normalitetit nën kujdesin e stërmundimshëm të regjisorit kryeministër.

Thikat që i kanë nxjerrë njeri – tjetrit nuk mund të kthehen më në këllëf.

Ka arsyet të thella korruptive dhe kriminale që nuk mund të mbulohen më. Prandaj Edi Rama tashti, po negocion fatin e tij dhe të realitetit që ka krijuar me mendjen dhe dorën e tij djallëzore.

Share it :