Paranojat e rënda të Ramës dhe luftërat imagjinare me BKH-në?

Paranojat e rënda të Ramës dhe luftërat imagjinare me BKH-në?

Nga Petrit Vasili/

Dëshpërimi është mësues i keq dhe të bën qesharak

Kjo po ndodh me Ramën që edhe sot nuk mungoi të tregojë përrallën e radhës në Podkastin ku shfryn paranojat e tij.

Përrallat kaq të frikësuara të Ramës me BKH qe po hynte në Kryeministri me kobure në brez janë kaq qesharake tamam estrade e Ballshit.

Rama harron që shtëpinë e ka në Surrel dhe po flet për Kryeministrinë sikur është shtëpi e tij dhe jo institucion i popullit shqiptar, ku kanë hyrë e kanë dalë dhjetra kryeministra.

Por pesha e mijëra dokumenteve, fakteve të provave kundër Ramës është bërë dhe po bëhet shumë e madhe ndaj edhe paranojat e Ramës kanë dalë duarsh totalisht.

Sigurisht që nga sikleti shumë nga të tijtë po “cicërijne”, ndaj edhe dokumentet e provat po mbushin mediat, por edhe dosjet e drejtësisë, sepse “cicëruesit” edhe ata duan të shpëtojnë veten.

Kjo e fundit nuk po i mban dot më pa i prekur të gjithë këto zullume të Ramës dhe qeverisë se po mendon për veten e saj tashmë.

Drejtësia ka hallin e saj se po nuk veproi do të përgjigjet ajo për mosveprime të qëllimshme dhe flagrante dhe për mbulimin e korrupsionit dhe inkriminimit të qeverisë.

Kryeministrinë Rama e konsideron si kullën e ngujimit ku do te fshihet brenda dhe do ruhet nga Garda e Republikës për të mbrojtur nga sulmet e drejtësisë.

Por edhe Garda do shikojë hallin e saj se boll veprime të paligjshme ka bërë në këto vite dhe mjaft emra janë evidentuar si shkelës të ligjit.

Ky Rama që ishte kaq i lumtur dhe i buzëqeshur kur dhunoheshin deputetët e opozitës në sallën e parlamentit apo kur rrëmbehej Ilir Meta nga mafiozet e policisë së tij sot është mbushur gjer në grykë dhe qurravitet se gjoja i paska ardhur BKH-ja me kobure. Ha ha haaaa.

Situata do të shkojë keq e më keq dhe paranojat e Ramës do të bëhen edhe me tragjikomike sa më shumë ngushtohet laku.

McGonigali, Sinaloa, Inceneratoret, Becchetti, Porti i Durresit, Echoparku, Tuneli i Llogarasë janë vetëm një pjesë e hallit të madh të Ramës.

Ajo që i ka mbetur është të vazhdojë të shkruajë përralla me beteja e sulme të BKH dhe mbrojtjen heroiko qesharake të Ramës që lufton me mullinjtë e erës, por edhe të përgatitet seriozisht për të dhënë hesap sepse zogjtë e tij po “cicërijnë” gjithmonë e më fort.

Share it :