Berisha: Kam iniciuar amendamentin me të cilin hiqej imuniteti për hetimin e korrupsionit! Shabani njeriu i pazareve të Ramës!

Berisha: Kam iniciuar amendamentin me të cilin hiqej imuniteti për hetimin e korrupsionit! Shabani njeriu i pazareve të Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kam iniciuar amendamentin me të cilin hiqej imuniteti për hetimin e korrupsionit. Ai tha se, Shabani njeriu i pazareve të Ramës!

Berisha: Së pari, ne jemi kundër lloj imuniteti për efekte të korrupsionit dhe ju rikujtoj këtu se në vitin 2012, kam qenë personalisht iniciatori i amendamentit me të cilin hiqej për efekte të hetimit të korrupsionit, çdo lloj kufizimi kushtetues për prokurorinë dhe në një kohë kur prokurorja ishte një armike e betuar e qeverisë së Sali Berishës.

Dhe ai qëndrim ka qenë i drejë.

Në qoftë se ai amendament do ishte votuar, nuk do arrinim sot, vendi i vetëm në Europë, ku nuk mund të luftohet korrupsioni, me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, duke i krijuar të gjitha mundësitë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut të shkatërrojnë çdo provë.

Kanë filluar tani fushatën kundër mesazheve, po ti ndjekësh. Të gjithë vuvuzelat e propagandës së tij se çfarë janë ato mesazhe, ç’vlera kanë ato mesazhe, e me radhë e me radhë.

Edhe aty do të ja dalin mos ke merak.

Prandaj dhe është koha e sovranit, është koha të flasë sovrani.

Përsa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq.

Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre, duke paraqitur qindra e mijëra fakte.

Shumë shpejt do të paraqesim në publik botimin tonë prej 1500 faqesh, për dhunën, grabitjen, farsën zgjedhore 2011.

PD me gjithë këtë u angazhua në një proces, duke menduar se, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do mund të bëheshin disa ndryshime për përmirësimin e kuadrit zgjedhor, me bindjen absolute se çdo ndryshim nuk bën të mundur zgjedhje të lira, për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet. Jo.

E njëjta gjë për reformë territoriale.

Por me aktin që kryen me Avokatin e Popullit, shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal. Çdo parim të bashkëpunimit minimal.

Edi Rama zgjodhi avokat njeriun e tij. Njeriun që hynte e dilte, bënte pazare në zyrën e tij dhe kjo është e padiskutueshme.

Edi Rama zgjodhi avokat njeriun të cilin firmat ishin dhënë për të qenë në listë dhe kjo ishte një gabim. Por kurrë për të qenë Avokati i Popullit.

Tjetër është në listë, tjetër është të vlerësohesh nga komisioni, tjetër është të veprosh në parlament.

Firmat e dhëna për të qenë në listë, e them dhe njëherë gabim dhe prandaj kam kërkuar ndjesë për këtë, u tërhoqën që të gjitha me firmë nga autorët e atyre firmave.

Por kjo nuk pati rëndësi, Edi Rama zgjodhi avokatin që donte.

Tani, meqenëse ai doli sot me lavdërime do të ju them unë juve këtu; nuk është në natyrën time të nxjerr gjërat konfidenciale, por ky person kaq i pakarakter, gjer në darkën e ditës para votimit, përfaqësuesit tonë, i ka thënë se, unë nuk jam për Endri Shabanin, por këtë e vendos Rama.

Kaq e vërtetë është kjo për ta ditë ju, saqë se çfarë ka biseduar ky me Ambasadorin e BE-së nuk e di, por di mirë se ambasadori i BE ka komunikuar me Ramën, dhe Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë, ka komunikuar aty se, avokati i tij do të jetë Endri Shabani. Kjo është e tërë historia.

Share it :