Gjykata Kushtetuese nuk ka sy të shohë e vesh të dëgjojë kur është në lojë kryeministri” / Gjokutaj: S’është përdorur ndonjëherë Kushtetuesja si prezerv@tiv
Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, duke u shprehur se kryeministri me kërkesën e tij, vuri përballë dy pushtetet vetëm për një person.
I ftuar në News 24, Gjokutaj është shprehur se “Gjykata Kushtetuese nuk ka sy të shohë e vesh të dëgjojë kur është në lojë kryeministri”, ndërsa theksoi se pushteti ekzekutiv, i cili qartësisht është politik, nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi.
Ndër të tjera, avokati deklaroi se “nuk është përdor ndonjëherë Kushtetuesja si prezervativë, siç e përdor ky”, duke iu referuar kryeministrit Rama.
Gjokutaj: Gjithë ajo pjesa dëmtuese e këtij procesi është një çështje ka nisur për një personazh si Belinda Balluku si zv.kryeministre, por nuk ka lindur për shkak të kësaj detyre por për shkak të marrëdhënieve të kryeministrit me të dhe ai tani ngrihet dhe vë dy pushtetet vetëm për një, në funksion të një pushteti.
Është një kosto shumë e madhe, është thesi i precedentit që do krijosh nesër. E ka të drejtuar gabim kërkesën, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese nuk ka sy të shoh e vesh të dëgjoje kur është në lojë kryeministri. ‘Nuk duhet të ndërhyjë pushteti gjyqësor në pushtetin ekzekutiv thotë, ndërkohë që është e kundërta. Ekzekutivi që qartësisht është politik nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi, për këtë kemi luftuar deri më sot.
Ky thotë jo, gjyqësori thotë ky nuk duhet të futet si ujë në çdo vrime të mundshme, sepse gjyqësori është i ngarkuar me Kushtetutë dhe ligj të ndjek korrupsionin. Kthehet tani në zyrë dhe ka rënë i gjithë ajo që thotë ai që krijohet vakum, ndërkohë që më Kanadanë e firmosi vet.
Tani po i tunden këmbët dhe po do të bej pozitivin, dhe i jep mesazh Velijat që unë timen e bëra, dhe me SPKA-un zgjidhe vet masën e sigurisë… Nuk është përdor ndonjëherë Kushtetuesja si prezervativë, siç e përdor ky. Sa kohë, ajo gjykatë do jetë e sorosifikuar akoma, vete e bën nga këto, turp ta kenë. Unë e parashikoja ta kalonin në gjyq, por ti në 20 ditë të hedhësh në erë perceptimin publik. Nuk prevalon interesi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, por prevalon interesi publik…
Po muhabetin e “kobureve” të BKH-së pse e nxori një ditë pas vendimit, aty është bunker. Ky është mesazh për të gjithë, që këtu nuk futet njeri, është bunker. Po flas për interes publik. Ajo zv.kryeministre të jepte dorëheqje, nëse jo ta çonin në gjyq me themel.









