Historia e prishjes së provave përfundoi në WC!
Nga Petrit Vasili/
Liderët e opozitës izolohen në burg, arrestohen dhe rrëmbehen se SPAK-u paska hallin e prishjes së provave prej tyre.
U rrëmbye dhe mbahet peng në burg në mënyrë të turpshme dhe antiligjore Ilir Meta pa asnjë prove. Sali Berisha vazhdon të jetë me detyrim paraqitje pas një viti izolimi në banesë. Të dy me sebepin e prishjes së provave.
Liderët e opozitës kanë gati 15 vjet që nuk hyjnë më në zyrat e shtetit dhe nuk kanë asnjë mundësi objektive as të prishin dhe as të prekin asgjë sepse zyrat janë zaptuar nga rilindja.
Edhe sa kohë do vazhdojë SPAK-u që ti dalë boja me këtë sebepin e prishjes së provave?
Ndërsa për rilindjen që nga zv/kryeministrja e kryetarë bashkie e deputetë, e zyrtarë gjithfarësh shkojnë rehat, rehat nëpër zyrat ku provat i kanë po vetë nëpër duar.
Përse nuk shkon SPAK e BKH ti rrëmbejnë këta hajdutë nëpër zyrat e shtetit siç veproi pa asnjë provë kundër Metës, apo edhe kundër Abi Malltezit.
Apo i intereson SPAK-ut, që të prishin e të përmjerin provat që në fund të lajnë duart si ponc pilati e të thonë: që ne e bëmë tonën po ja s’kishim prova të mjaftueshme për ti dënuar.
Që nga sot të gjitha masat e sigurisë ndaj Ilir Metës e Sali Berishës kanë vdekur, kanë marrë fund dhe janë vetëm veprime antiligjore të SPAK-ut me regji.
Rama dhe hajdutët e tij qindramilionësh në qeveri po bëjnë ç’duan me shkresat që i komprometojnë ndërsa SPAK-u rri e vështron se është i kapur prej tyre dhe është i lumtur.
Ndaj historia e prishjes së provave përfundoi në wc si një farsë sa qesharake aq edhe antiligjore dhe mafioze në kuptimin më të vërtetë të fjalës.








