Protesta te Kryeministria/ Policia e Ramës i thyen këmbën qytetarit

Protesta te Kryeministria/ Policia e Ramës i thyen këmbën qytetarit

Janë përshkallëzuar tensionet në protestën që po mbahet këtë pasdite te kryeministria, nga Adriatik Lapaj dhe aktivistë e qytetarë.

Gjatë përplasjeve me policinë, Lapaj ka denoncuar se policia ka dhunuar një nga protestuesit dhe i ka thyer këtij të fundit këmbën. Protestuesi është dërguar me ambulancë drejt spitalit, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Policia e Ramës dhunon protestuesit.

Pas përplasjeve, Policia ka kërkuar zhvendosjen e Lapajt nga sheshi para kryeministrisë, pasi aty pritet të mbahet një tjetër protestë nga Partia Demokratike.

Protestat kanë vijuar prej disa ditësh, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës pas skandaleve që përfshinë qeverinë.

Share it :