Aksioni i SPAK te AKSHI: Collaku: Të gjitha dosjet të çojnë në Kryeministri
Gazetari Basir Çollaku komentoi aksionin e sotëm të SPAK, i cili ekzekutoi 8 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë në lidhje me disa tendera që thuhet se janë kryer me procedurë abuzive te AKSHI.
Çollaku thotë se SPAK tregoi se zyra e grupit të strukturuar kriminal e ka stacionin në Kryeministri. Sipas Çollakut, tashmë SPAK ‘ka shkuar’ në banesën dhe familjen e Ramës.
“Është kronikë e paralajmëruar më herët. # për AKSHIN janë të vjetra, të bëra që nga Ahmetaj. Sot jemi një aksion të vërtetë. Veprime të kryera nga një organizatë kriminale. Ky është pretendimi ligjor. Ka një zyrë, një adresë, AKSHI, që i ka zyrat në Kryeministri. Kjo organizatë i ka pasur aktivitetin kriminal në Kryeministri. Nuk besoj se çunat me patllake…se kështu i thoshte dhe Rama. Të gjitha dosjet të çojnë në Kryeministri. Ky është telash pozitiv për opinion publik. Rastin Balluku, e quaj dosja Rama-Balluku se nuk i ndaj dot. Këtu kemi një nga ortakët e marrë peng, që është kanosur. Këtu kemi hyrë në banesën e kryeministrit, motra e bashkëshortes, vajza e saj, ore ka njeri të papërfshirë në familjen e kryeministrit? Akuzat zyrtare të SPAK ku flitet për shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash, kemi policinë e shtetit të përfshirë. Policia përfshihet në jo pak dosje. Në kuadër të grupit të strukturuar, nga vinin këto porosi? Kush kishte dijeni? Zyrat e saj janë në Kryeministri. Ky ose është budalla, ose i verbër?! Këtë herë besoj se përgjimi do të shkoj në familjen e tij, në shtëpinë e tij. Mund të ketë përgjime që dialogjet që na çojnë në rrethana të tjera.”, tha Çollaku në News24.
Duke u ndalur te rasti i Ballukut dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Collaku tha se “një nivel ka pa konsumuar SPAK, që është ai i kryeministrit. “Rasti i kthimit të Ballukut në zyrë, jep mundësi për të prekur provat. Inditidim dëshmitarësh. Deri në 22 janar Balluku do të jetë në Kuvend. Shpresoj që SPAK t’i drejtohet Kuvendit për këtë rast, që t’i hiqet imuniteti dhe më pas të arrestohet. Rama po bën presion dhe është i trembur.”.









