Berisha: Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ndodhen në Dubai! Pse nuk thuhet asnjë fjalë e vetme për Daniel Shimën?

Berisha: Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ndodhen në Dubai! Pse nuk thuhet asnjë fjalë e vetme për Daniel Shimën?

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ndodhen prej javësh jashtë vendit, konkretisht në Dubai.

Berisha deklaroi se ka informacione se Gerond Meçe ndodhet në Gjermani, ku ka rrëfyer gjithçka lidhur me aktivitetet në AKSHI.

Në të njëjtën kohë, ai denoncoi heshtjen totale të institucioneve për fatin e Daniel Shimës, i cili, sipas tij, është rrëmbyer dhe dhunuar rëndë, pa asnjë reagim apo transparencë nga autoritetet.

“Sepse absolutisht unë që jam këtu, e kam marrë vesh se Ergys Agasi të paktën prej tre javësh është në arrati.

E kam marrë vesh prej po kaq kohësh që Ermal Beqiri është në Dubai me Ergysin.

Këto kanë qenë publike.

Kam mësuar se Gerondi ishte, në mos gaboj, në Gjermani, dhe ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur në atë agjenci.

Çfarë të them unë?

Ke dëgjuar ti ndonjë fjalë të vetme të thuhet për Daniel Shimën?

Njeriu që u rrëmbye, njeriu që u masakrua, dhe fill pas kësaj, drejtori i përgjithshëm i policisë, Proda, sjell Suelin në Tiranë tek dentisti që donte Sueli.

Sueli që i kishte thyer kockat Danielit. Është e vërtetë kjo, është denoncuar”, tha Berisha.

Share it :