Berisha: Gerond Meçe u mor peng pasi nxori emrin e Linda Ramës dhe Armand Frangut! Tani ndodhet në Gjermani ku ka rrëfyer gjithçka

Berisha: Gerond Meçe u mor peng pasi nxori emrin e Linda Ramës dhe Armand Frangut! Tani ndodhet në Gjermani ku ka rrëfyer gjithçka

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Gerond Meçe u mor peng pasi nxori emrin e Linda Ramës dhe Armand Frangut! Tani ndodhet në Gjermani ku ka rrëfyer gjithçka

Berisha tha se, Meçe aktualisht ndodhet në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjitha detajet mbi manipulimet dhe vjedhjet që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe aktivitetet e familjes së kryeministrit Edi Rama.

Berisha: Në qoftë se në vitet 2005-2013 ka pasur vetëm 18 kontrata sekrete dhe ato ekskluzive për shërbimin informativ kombëtar dhe prokurorinë e përgjithshme, dhe për asnjë institucion tjetër, kjo që shihni ju, ka zhvilluar 250 tendera sekretë dhe kontrata sekrete, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, përveç ligjit që duhet të vjedhë familja Rama.

Ligji që tenderat duhet t’i marrë familja Rama.

A mund të imagjinoni që kjo mafioze e paimagjinueshme, 96 përqind të të gjitha shumave të prokuruara, t’ia japë dy kompanive.

Prisni, se ka zhvillim tjetër.

Ky është Ermal Beqiri, famoz.

Ky është personi që e dërgoi Edi Rama për të zbrazur komplet dhe eksportuar të dhënat e TIMS-it.

Ky person është strumbullar kryesor në të gjitha vjedhjet që janë bërë në AKSHI dhe një seri institucionesh të tjera.

Ky është Gerond Meçe.

Çfarë i ndodhi këtij?

Këtë e morën peng.

U prishën pazaret pasi ky deklaroi nën regjistrim ambiental se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin të gjithë tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gerond Meçe, pas pengut, është arratisur, më thonë në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historitë mafioze të AKSHI-t apo agjencisë së familjes Rama, të cilat nuk kanë të përshkruar.

Për Gerondin organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i familjes Rama, Ergys Agasi bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës.

E çuan për kompetencë tek Suel Çela, e çuan për kompetencë atje.

Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis menjëherë dhe ka marrë azil, ose është në mbrojtje, thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon e pengmarrjes nga koordinatori i mafies, Ergys Agasi, këshilltari kryesor i kryeministrit Rama për mafien.

Share it :