Berisha: Sot janë lëshuar mandate arresti kallp për rrethin e ngushtë të Ramës! Në listë nuk janë baxhanaku dhe gruaja e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij për mediat, hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë dhe rrethit të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.
Berisha deklaroi se, sipas tij, sot janë lëshuar “mandate arresti kallp” për disa nga figurat kyçe të enturazhit të Ramës, duke përjashtuar bashkëshorten dhe baxhanakun e tij nga lista e ndjekjes penale
Sipas Berishës, këto lëvizje janë të lidhura me një grup të strukturuar kriminal dhe implikime direkte në tendera dhe marrëveshje të dyshimta, ndërsa disa prej personave të përfshirë janë ende në arrati.
Fjala e tij:
Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp-mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shsqipëria, ish-ortakun e Armand Frangut, se për Armandin, i cili është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arresti apo jo, Gerond Meçen, ish-ortakun e Frangut, i cili ka dy muaj apo tre që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën, e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes, pra të Armand Frangut.
Dje apo pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ai është famëzi Ermal Beqiri, ajo është Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e zeza, Ergys Agasi.
Mungojnë aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë e këtij enturazhi.
Ky është famëzi Gerond Meçe, ortaku.
Kurse ky është baxhanaku i dashur, që çonte paratë me valixhe në familje.
Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale.









