Ergys Agasi dhe efektivë policie rrëmbyen biznesmenin Gerond Meçe

Ergys Agasi dhe efektivë policie rrëmbyen biznesmenin Gerond Meçe

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Pengmarrje, dhunë dhe shantazh ky është skandali që SPAK ka zbuluar. Mësohet se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirajn dhe anëtarë të policisë së shtetit kanë rrëmbyer biznesmenin Gerond Meçe i cili është tërhequr më pas nga tenderat në lidhje me AKSHI.

Në masën e arrestit në shtëpi është dërguar Hava Delibashi dhe Mirlida Karçanaj.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Share it :