Kreu i ri i SPAK dhe ‘rekordet e këqija’ me Ramën’/ Bushati: Që nga falja e KM për inceneratorët e deri te…

Kreu i ri i SPAK dhe ‘rekordet e këqija’ me Ramën’/ Bushati: Që nga falja e KM për inceneratorët e deri te…

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përballet me një skepticizëm të thellë publik sa i takon aftësisë dhe vullnetit për të hetuar nivelet më të larta të politikës. Pavarësisht deklaratave se nuk do të ketë të paprekshëm, analistyi Andi Bushati, i dtuar në ÇIM PEKA LIVE, në SYRI TV, ngre dyshime serioze nëse prokurorët e posaçëm do të guxonin të vinin përpara përgjegjësisë ligjore kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bushatit, asnjë prokuror i SPAK-ut aktualisht nuk e imagjinon mundësinë e një hetimi ndaj shefit të qeverisë. Skepticizmi thellohet kur përmendet e kaluara e vetë kreut të ri të SPAK-ut, për të cilin Bushati tregon se se ka “rekorde shumë të këqija” në raport me çështje ku është përfshirë emri i kryeministrit. Ai kujton raste si dosja e inceneratorëve apo dosja e Dibrës, të cilat sipas kritikëve, ilustrojnë një tendencë për të mos prekur figurën e Ramës.

Bushati hedh poshtë idenë se deklaratat e fundit të drejtuesve të SPAK-ut sinjalizojnë një epokë të re guximi. Përkundrazi, ai sheh ato si një përpjekje për të kundërshtuar argumentin se hetimi i kryeministrit do të destabilizonte vendin.

Megjithatë, pikërisht ky argument i destabilizimit shihet si një pengesë reale. Sipas Bushatit hetimi i një figure si Edi Rama, i cili perceptohet se është “njësuar me shtetin”, konsiderohet një akt që do të shkaktonte tronditje të thellë institucionale.

Vangjeli:

Të thuash këtë, do të thotë të dalësh me një qëndrim të qartë që për SPAK-un nuk ka të paprekshëm. Dhe unë nuk besoj se ka sot një prokuror të SPAK-ut që jo ta thotë me gojë, po ta imagjinojë që nuk ka të paprekshëm. Vetë kryeprokurori, i sapozgjedhur, ka rekorde shumë të këqija në raport me Edi Ramën. Që nga falja e Ramës për inceneratorët e që nga…

Që nga falja e Ramës kur ka qenë te krimet e rënda për Dibrën, që e mbylli dosjen e Dibrës. Pra, nuk ka sot as Klodian Braho, asnjë prokuror i SPAK-ut nga qielli të ketë rënë, nga mitra amerikane të ketë dalë po të doni, që të mendojë që mund të shkojë te Rama. Kështu që prandaj, e shoh me shumë skepticizëm optimizmin tënd që deklarata e tij kishte atë sens.

Po e thënë këtu, edhe unë jam nga ata që besoj që destabilizon. Sepse të hetosh sot Edi Ramën, që është njësuar me shtetin, destabilizim është dhe Rama nuk është nga ata që po i shkove me patllake te zyra thotë, po unë jam i hapur, hetoni, ja ku e keni telefonin, besoj te shteti ligjor e të tjerë e të tjerë. Unë s’besoj se kjo përplasje do të ndodhi, por kjo përplasje po e nxiti dikush do jetë shumë traumatike.

Share it :