PD mbledh Këshillin Kombëtar

PD mbledh Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar.

Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor.

Kjo mbledhje shënon gjithashtu takimin e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Burime nga PD bëjnë me dije se, përveç protestës, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit politike në vend, situata e brendshme e partisë, si dhe mundësia e ndryshimeve në statut.

Share it :