Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!
Ndërsa në Kuvend situata vijon të jetë e tensionuar ku Garda e Republikës vijon përplasjen me deputetët e opozitës, kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje sërish mazhorancës të dorëzojnë kriminelët, si e vetmja mënyrë që Kuvendi të rikthehet në normalitet.
Duke folur përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook, Berisha tha se në Kuvend duhet të jetë ‘Palloshi’ term me të cilin i referohet kryeministrit Edi Rama.
Sill Palloshin këtu!E sheh, vjen me të bardha si në dasmë kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu’, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu.
Sill Palloshin këtu!
Silleni hajdutin këtu.
Sill pengmarrësin Agasin këtu.
Parlament nuk ka më.
Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më.
Mos mbroni kriminelët.
Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët.
Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka.
Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu.
Sill Agasin.
E sheh, vjen me të bardha si në dasmë kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu.









