Berisha: Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij

Berisha: Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij

Politikë

Berisha: Rama në zgjedhjen më të vështirë të

“Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun”. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit kreu demokrat Sali Berisha. Sipas tij kryeministri ishte në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij

“Balluku nuk vjen në parlament ndonëse duhet të informojë shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është më në fund siç njoftova edhe 3 ditë më parë se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij mes Lindës e Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojnë Belindën”.

Ai përsëriti akuzat ndaj Ergys Agasit duke e cilësuar si njeriun më të afërt të Ramës.

“Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës. Terrorist me dy pengmarrje jeton i qetë me mbrojtje shtetërore

Share it :