Berisha: Sot PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë
Kryetari i PD, Sali Berisha në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Kavajë, duke kujtuar kryengritjen paqësore të marsit ’90, sakrificat dhe heroin e parë të demokracisë shqiptare, Josif Buda, Berisha theksoi se Kavaja ishte postblloku i lirisë dhe frymëzimi i ndryshimit kombëtar.
Berisha tha se, Partia Demokratike vjen sot e vendosur për të përmbysur atë që e cilësoi si diktatura e dytë, e ngritur mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e votës së shqiptarëve.
Berisha: Të dashur miq, lëvizja antikomuniste në Kavajë ishte lëvizje antikomuniste më e fuqishme në Shqipëri. Pas qëndrimeve, demonstrimeve antikomuniste të janarit, erdhi kryengritja e fuqishme paqësore e marsit në Kavajë, në të cilën ra për të, për të mbetur i pavdekshëm heroi i parë i demokracisë shqiptare, Josif Buda.
Por ato dy ditë, përballja me regjimin, ngjitet në nivelin e një legjende. Të rinjtë që janë sot në këtë shesh duhet ta dinë se ata burra që hodhën dhe shkelmuan në stadium veprat e gjakësorit, po ata që sulmuan komisariatin e policisë, secili prej tyre mund të pritej nga breshëritë e kallashnikovëve dhe të mitralozave.
Por ata kishin një motiv, ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’. Dhe me betejën e tyre ata çliruan Kavajën, qytetin e parë të lirë të Shqipërisë. Me betejën e tyre frymëzuan shqiptarët në Tiranë dhe kudo në të katër anët e vendit. Ndaj dhe një nderim të pakufishëm, një mirënjohje të thellë për të gjithë djemtë, burrat, gratë e Kavajës që me demonstratat e marsit çliruan qytetin e tyre.
Kavaja e lirë, Kavaja demokratike, që në dhjetor të ’90-ës, luajti një rol përcaktues vendimtar për fatin e Partisë Demokratike.
Ishit ju, qytetarët e Kavajës, që u bëtë mburojë dhe tmerr! Mburojë për forcat demokratike në Tiranë dhe tmerr për reaksionin që kishte, që kishte rrëmbyer armët kur u shemb monumenti i Enver Hoxhës dhe donin të ktheheshin në Tiranë me armë. S’guxonin. Nuk guxonin. Vetëm e vetëm se ishte Kavaja. Ishte postblloku i lirisë.
Në këto 35 vite, askush më mirë se ju nuk e mbrojti me votën e vet, me votën e e qytetarëve lirinë. Ndaj unë jam shumë mirënjohës që vij këtu, zoti kryetar i bashkisë dhe kryetar partie.
Për të gjetur qytetarë, i, qytetarë të parë, të votuar, të besuar nga qytetarët e Kavajës. Kam shumë mirënjohje për anëtarët e degës së Partisë Demokratike të këtij qyteti, kontributin e saj.
Miq, në udhëtimin tonë 35 vjeçar, ne ja dolëm. Ja dolëm ta shkëpusim Shqipërinë nga honet e varfërisë në të cilat rrokullisej.
Të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO.
Të lëvizim të lirë.
Të nxjerrim shqiptarët në krye për rroga dhe pensione në rajonin tonë.
Ja dolëm t’i jap, të ndryshojmë, transformojmë infrastrukturën. Pranuam rotacionin si kusht i të gjitha kushteve për të respektuar lirinë e qytetarëve tanë.
Por viti 2013 solli në pushtet një bandë kriminale. Solli në pushtet pasardhësit e atyre të cilët 45 vite shtypën me egërsinë më të madhe qytetarët shqiptarë.
Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të fshijnë nga harta e Shqipërisë pluralizmin. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shuajnë Partinë Demokratike si parti sovrane, të shpirtit dhe zemrave tuaja.
Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shndwrrojnw Partinë Demokratike në një parti fasadë të Partisë së Krimit. Të gjitha dështuan.
Sot Partia Demokratike vjen në këtë 35 vjetor, ju garantoj unë, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Sot Partia Demokratike ja doli. Ja doli me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e demokratëve, jo vetëm të qëndrojë e fuqishme, por të mbrojë votën e shqiptarëve. Sot në të katër anët e vendit, në të katër anët e botës, është qartësuar se Edi Rama vodhi votën, se Edi Rama s’bëri zgjedhje, por farsë elektorale.









