Berisha ultimatum Ramës: Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, mos pengo drejtësinë, largohu

Berisha ultimatum Ramës: Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, mos pengo drejtësinë, largohu

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kavajë akuzoi kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit, shtypje të pluralizmit dhe përdorim të mjeteve kundër opozitës. Ai deklaroi se qeveria ka vjedhur shqiptarët dhe ka nxitur largimin masiv të tyre nga vendi gjatë 10 viteve të fundit.

Nga Kavaja, Berisha i dha ultimatum kryeministrit që të mos pengojë drejtësinë dhe të largohet nga pushteti.

“Miqtë e mi, Edi Rama, pasardhësi i xhelatit që vari poetin disident, bën gjithçka të shtypë dhe të shuajë pluralizmin. Ka bllokuar çdo hapësirë në parlament.

Ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Pasi shtroi zgjedhjet në farëz, përdor të gjitha mjetet kundër opozitës dhe qendrestarëve opozitarë.

Pasi vodhi shqiptarët dhe i largoi ata nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, nga vitet 1300, vitet e kolerës së zezë gjerë sot, kurrë kombi ynë nuk është pakësuar në 10 vite siç ka ndodhur këto vite.

Kurrë shqiptarët nuk janë vjedhur nga qeveritarët siç janë vjedhur këto 10 vite. Dhe tani ka vendosur të bllokojë drejtësinë. Kam zgjedhur Kavajën, t’i jap ultimatum. Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet ’90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Ndaj dhe nga Kavaja i them këtij njeriu, mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti.

Largohu nga pushteti sepse je sjellë ndaj shqiptarëve si armiku më i egër në tërë historinë e tyre. Asnjë pushtim, asnjë diktaturë, asnjë regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 milion e 100.000 shqiptarë vetëm në hapësirën ‘Shengen’.

Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka çuar shqiptarët 100 vite mbrapa në shtesën e popullatës siç bëre ti këto 10 vite.

Asnjë regjim, asnjë pushtim, nuk ka ngritur në piedestal krimin dhe drogën siç ke bërë ti”, u shpreh Berisha.

Share it :