Fishekzjarre, shishe uji dhe “rrëzimi” i Ballukut”! Mediat italiane jehonë tensionit në Parlament

Fishekzjarre, shishe uji dhe “rrëzimi” i Ballukut”! Mediat italiane jehonë tensionit në Parlament
Mediat italiane i kanë bërë jehonë seancës së fundit parlamentare të zhvilluar këtë të enjte, 18 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë.

Nova News shkruan se tensioned u rritën në Parlamentin e Shqipërisë, kur Partia Demokratike dhe depuetët e opozitës, u përpoqën të bllokonin seancën parlamentare.

“Kjo shkruan, mediat italiane, erdhi pas akuzave të opozitës për qeverinë dhe Partinë Socialiste në pushtet, për lidhje me krimin e organizuar”.

“Deputeti i opozitës Belind Kellici ndezi një fishekzjarr, ndërsa shishe uji u hodhën drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi ndërsa ai lexonte rendin e ditës”, shkruan Nova News.

Deputetët e opozitës rrëzuan gjithashtu postin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Share it :