Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e shoqëruar nga policia

Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e shoqëruar nga policia

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nën shoqërimin e policisë.

Mirlinda Karçanaj ka mbërritur në ambientet e gjykatës me makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimeve të SPAK për një dosje të rëndë që lidhet me manipulimin e tenderave publikë në AKSHI.

E shoqëruar nga avokati i saj, Karçanaj nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat edhe pse gazetarët e pyetën lidhur me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Ndërkohë të martën, më 16 dhjetor, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) u godtën një grup i dyshuar kriminal, i cili sipas prokurorisë manipulonte tenderat e AKSHI-t përmes dhunës, kërcënimeve dhe pengmarrjes.

Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, mes tyre edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi, të cilat u lanë në masën “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza edhe ndaj Ergys Agasit, një emër i njohur dhe i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, si dhe ndaj biznesmenit Ermal Beqiraj, për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkeljes së barazisë në tendera, grupit të strukturuar kriminal dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Share it :