Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve SIGAL

Ndryshimet e thella demografike të dekadës së fundit të reflektuara edhe në të dhënat e censit të popullsisë shqiptare, sipas ekspertëve financiarë rrezikojnë qëndrueshmërinë e skemës aktuale të pensioneve publike.
Për këtë arsye në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë rëndësi kontributi në pensionet private duke sjellë rritje të interesit edhe për Fondin e Pensioneve SIGAL.
Investimi në pensione private po shihet si domosdoshmëri për familjet dhe individët që synojnë një pension të sigurt.
Kjo duket një zgjidhje e mençur, por në mënyrë që zgjidhja të jetë sa më shumë fitimprurëse, ka disa çështje për të cilat duhen pyetur ekspertët e fondeve të investimit dhe të pensioneve.
Z. Edmond Koçi, zëvendësdrejtor i SIGAL Invest dhe drejtor rajonal i shitjeve thekson se fillimi i hershëm i kontributeve është njëra nga çështjet thelbësore që duhet mbajtur mire parasysh. Kontributi i hershëm ofron avantazhe të mëdha pasi lejon investime afatgjata me kontribute fillestare të vogla që rriten gradualisht me kalimin e viteve.
“Kjo ndihmon në rritjen e performancës për pensionin tënd në pensionin e moshës së pleqërisë. Sepse fakti që e ke nisur në një moshë të hershme krijon mundësinë që të kesh shumë vite për të investuar. Një investim që zgjat 30-40 vjet të jep mundësinë të kesh një pension të mjaftueshëm në moshën e pleqërisë”, tha z. Koçi i pyetur nga kamerat e Top News.
Koha kur nis investimi në pensionin privat është shumë e rëndësishme sepse interesi i përbërë bën që fitimi i krijuar t’i shtohet kapitalit dhe të gjenerojë fitim të ri me kalimin e viteve.
Po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e fondit të duhur që garanton siguri dhe rezultate më të mira për investitorin. Të zgjedhësh fondin e duhur për të investuar pensionin tënd është një tjetër çelës suksesi.
“Investimi në Fondin e Pensionit Privat SIGAL jep shumë avantazhe për anëtarët e tij. Fondet që ne akumulojmë investohen dhe investohen me një normë kthimi rreth 4.5% që është një normë shumë e kënaqshme krahasimisht edhe me investimet e tjera që mund të ketë në tregun e investimeve. Marrja e një vendimi për të investuar në një fond pensioni privat është një investim shumë i mirë sidomos për individët që janë në një moshë të re është avantazh shumë i mirë që kanë shumë kohë për të investuar”, shtoi z. Koçi në këtë prononcim për median.
Trashëgueshmëria dhe paprekshmëria e këtyre fondeve janë dy garanci që duhet ta nxisin çdo të ri të anëtarësohet në këto fonde.
“Të gjitha asetet janë të trashëgueshme. Ato nuk humbasin, shkojnë te familjarët. Gjithashtu asetet, që ka një individ në fondin e pensionit privat janë pronë e patjetërsueshme. Ato nuk mund të bllokohen nga palët e treta nëse individi ka probleme financiare. Janë fonde të dedikuara për moshën e pleqërisë dhe janë të mbrojtura me ligj.”
Përmes investimit në një fond privat pensioni, ligjërisht individët përfitojnë lehtësira fiskale, çdo pagesë që bëhet nga paga për fondin privat i zbritet nga paga për efekt të tatimit mbi të ardhurat. Ky përjashtim ka vlerë deri në 600,000 ALL në vit pas rritjes së pages minimale prej 50.000 lekë. Edhe kompanitë mund të krijojnë fonde pensioni për stafin e tyre dhe çdo shpenzim i bërë për këtë qëllim u zbritet nga tatimi.
Vlera e aseteve neto të një fondi është tregues për qëndrueshmërinë dhe garancitë financiare. Sipas raportit të fundshtatorit të AMF-së për tregjet e pensioneve private SIGAL Pensione zotëron vëllimin më të lartë të tregut thuajse 38 milionë euro asete neto afërsisht 38% të totalit të të gjithë tregut të pensioneve private në vend.
Një tjetër garanci për kontribuesit është se Fondi i Pensioneve SIGAL është pjesë e SIGAL Insurance Group kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajonin Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

 

 

Share it :