Nuk dihet a është gjallë!”, ç’ tha Ahmetaj për ish-zyrtarin e AKSHI-t i përmendur sot nga Berisha

Nuk dihet a është gjallë!”, ç’ tha Ahmetaj për ish-zyrtarin e AKSHI-t i përmendur sot nga Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot pengmarrjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtori i AKSHI-t duke thënë se fatin e tij askush nuk e di.

Berisha deklaroi se Shimës i është dorëzuar fleta e shkarkimit nga Balluku sapo doli nga SPAK dhe më pas është marrë peng nga persona me uniformë policie. Ai tha se ngjarjet tregojnë se Danieli mund të ketë qenë i “dekonspiruar” dhe se nuk është parë më që nga ajo ditë

Ke dëgjuar ti ndonjë fjalë të vetme të thuhet për Daniel Shimën?
Njeriu që u rrëmbye, njeriu që u masakrua, dhe fill pas kësaj, drejtori i përgjithshëm i policisë, Proda, sjell Suelin në Tiranë tek dentisti që donte Sueli.
Sueli që i kishte thyer kockat Danielit. Është e vërtetë kjo, është denoncuar”, tha Berisha.

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, i cili është denocuar si person i zhdukur nga familjarët e tij disa muaj më parë nuk është person i panjohur për mediat.

Emri i tij fillimisht u përmend nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024.

Në intervistën e dhënë për Syri.Tv, Ahmetaj foli asokohe për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ahmetaj theksoi atëherë se AKSHI është tmerr dhe Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën.

AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…,” tha Ahmetaj në korrik të 2024.

Share it :