SPAK paraqet prova te reja/ Apeli i Posaçëm merr vendimin për Belinda Ballukun
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj zbulon detaje nga seanca me dyer të mbyllura e Belinda Ballukut në Apelin e GJKKO-së.
Mësohet se SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë përfshirë edhe pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Arsyetimi i prokurorëve ishte se Kushtetuesja ka pezulluar vetëm efektet jo masën në vetvete.
Prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko paraqitën prova të reja, përfshirë ato dërguar Kuvendit që rëndojnë pozitat e numrit dy të qeverisë Rama.
Avokatët e Ballukut nga ana tjetër kërkuan pushimin e gjykimit sa i takon masës së pezullimit me argumentin se për të është shprehur Gjykata Kushtetuese.
Dy bashkëpunëtorët e Ballukut, kreu i KESh, Erlad Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli kërkuar zbutjen e masës së arrestit të shtëpisë pasi i pengon të ushtrojnë funksionet e tyre.
Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave janë disa nga arsyet pse ekziston masa e sigurimit.
Dje kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka shpërndarë një pjesë nga shkresat e SPAK në të cilën theksohet se prokuroria, përmes metodave special, ka arritur të konfirmojë presionet që numri 2 i qeverisë ka ushtruar ndaj një vartësje të saj, e cila është dëshmitare në këtë dosje.
Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në aferën e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sipas SPAK fituesit dyshohet se ishin të paracaktuar.









