Përfundon mbledhja e qeverisë/ Rama ikën nga Kryeministria, Balluku ‘ngujohet’ në zyrë

Përfundon mbledhja e qeverisë/ Rama ikën nga Kryeministria, Balluku ‘ngujohet’ në zyrë

Kryeministri Edi Rama, është larguar nga ambjentet e Kryeministrisë, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, të mbajtur paraditen e kësaj të premte.

Ai është parë të futet në makinën e tij dhe është larguar nga ambjentet e institucionit qeveritar, ndërkohë që në këtë të fundit vijon të jetë ‘e ngujuar’ Belinda Balluku.

ZV/kryeministrja është paraqitur në Kryeministri mëngjesin e sotëm (rreth orë 10:30) dhe ende nuk ka dalë prej andej, pavarësisht se në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, i cili kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa Belinda Balluku duket se do të jetë e pranishme.

Share it :