Ejani bashkë me ne

Ejani bashkë me ne

Nga Luçiano Boçi/

Të hënën nuk dalim vetëm për protestë, dalim për të hequr qafe një regjim korruptiv.

Sepse ky vend është lodhur duke u vjedhur, poshtëruar dhe mashtruar.

Sepse korrupsioni nuk është më skandal, është sistem me dirigjim nga Rama.

Të dashur qytetarë!

Ju kanë marrë çdo gjë: taksat, shpresën, të ardhmen.

Ju kanë trajtuar si numra, si njerëz që nuk reagoni.

Ju kanë provuar durimin deri në pikën e fundit.

Dhe tani presin që të gjithë ne të heshtim.

Të ulim kokën.

Të pranojmë që Shqipëria është pronë private.

Jo!

Loja e durimi kanë mbaruar!

Të hënën dalim sepse:

Korrupsioni ka kapur shtetin nga themelet deri në majë;

Paratë publike shpërndahen si plaçkë mes të njëjtëve njerëz;

Projektet fryhen, tenderat mbyllen, kontratat firmosen në errësirë;

Askush nuk jep llogari, Askush nuk mban përgjegjësi;

Qytetarët trajtohen si pengje të një sistemi që punon vetëm për veten.

Këta mendojnë se ne jemi të ndarë e përçarë.

Se ne jemi të frikësuar.

Se ne jemi të dorëzuar.

Gabohen!

Të hënën dalim për t’u treguar se ky vend ka njerëz që nuk shiten, nuk tremben dhe nuk pranojnë të jetojnë në një republikë të korrupsionit.

Dalim sepse:

Më mirë një ditë në këmbë, sesa një jetë në gjunjë.

Më mirë një zë i fortë, sesa një heshtje që na varros.

Më mirë një protestë e vërtetë, sesa një shtet i rremë.

Të hënën Shqipëria nuk hesht.

Shqipëria ngrihet.

Shqipëria kërkon llogari.

Të hënën nis rënia!!!

Na u bashkoni për veten, për familjen, besimin, atdheun!!!

Share it :