Nuk ndalet/ Rama presion SPAK-ut: Nuk e shqyrtojmë arrestimin e Ballukut pa vendosur Kushtetuesja

Nuk ndalet/ Rama presion SPAK-ut: Nuk e shqyrtojmë arrestimin e Ballukut pa vendosur Kushtetuesja

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mazhoranca nuk do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për masa të reja ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë e pezullimit të saj.

Nga podcasti “Flasim”, Rama u shpreh se kërkesa e prokurorëve për masa ekstreme, sipas tij, është e nxituar dhe se çështja ndodhet aktualisht “ballë për ballë” në Gjykatën Kushtetuese, e cila më 22 janar pritet të gjykojë në themel masën e pezullimit të një anëtari të qeverisë.

Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, deklaroi Rama.

Share it :