Do të ketë greva dhe demonstrata”/ Berisha: Qëndrimi në shesh nuk ishte pjesë e planit për sot

Do të ketë greva dhe demonstrata”/ Berisha: Qëndrimi në shesh nuk ishte pjesë e planit për sot

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e zhvilluar të hënën përpara Kryeministrisë, duke deklaruar se ajo shënon fillimin e një faze të re të aksionit opozitar

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Berisha sqaroi se qëndrimi i gjatë në shesh nuk ka qenë pjesë e planit fillestar dhe se data e protestës së radhës do të vendoset në vijim, në varësi të zhvillimeve politike.

Sipas tij, protesta e së hënës kishte karakter simbolik dhe shërbeu si inaugurim i një procesi më të gjerë opozitar.

“Sot ne inauguruam fillimin e një procesi me të cilin ne do të shpëtojmë demokracinë, familjen dhe Shqipërinë.

Jo nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh. Protesta se kur do të jetë do të përcaktohet

Ne jemi në një kthesë përfundimtare që shënon një etapë të re, lëvizje të fuqishme që opozita ka një mision.

Protesta shënon, inauguron, fillimin e përpjekjes më të fuqishme për largimin e Edi Ramës, nuk ndalën më.

Do të jenë të tilla, do të jenë me demonstrata, greva, të të gjitha llojeve. Ky ishte inaugurim i misionit tonë. Ky mision do të përcaktohet nga vlerësimi i situatës”, tha Berisha.

Share it :