Olta Xhaçka paraqitet në SPAK
Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Xhaçka është parë të futet në institucionin e drejtësisë pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së saj në SPAK.
Kujtojmë se ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Agaçi, janë ngritur akuza lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.
Ka qënë Fredi Beleri, ai i cili e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, për disa vepra penale, por për këta të fundit shkoi në burg Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë Himarë. Ai dhe dy nëpunës të lartë të saj bashkie akuzohen se kanë falsifikuar dokumentat dhe ofruar pronë publike çiftit Xhaçka-Gaçi, të cilët u shpallën nga kryeministri Rama si “investitorë strategjikë”. Ndërsa për vetë Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj nuk nisën hetimet lidhur me kallëzimin.









