Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të personave të përfshirë në krim të organizuar.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Rama është “i ngërthyer kokë e këmbë nga mafia”, duke përmendur emra të zyrtarëve të lartë të qeverisë, për të cilët tha se janë të lidhur me veprimtari kriminale. Sipas tij, kryeministri ka marrë një vendim ekstrem për të bllokuar zbatimin e ligjit dhe vendimet e prokurorisë dhe gjykatave.

“Rama del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve. Kapo i kapove është vetë Edi Rama. Ai është skllav i krimeve të veta,” deklaroi Berisha.

Sipas liderit demokrat, shpresa e vetme për largimin e kryeministrit mbetet reagimi qytetar, përmes një proteste të vazhdueshme dhe paqësore. Berisha theksoi se protesta nuk duhet të jetë simbolike apo afatshkurtër, por e qëndrueshme deri në largimin e Ramës nga pushteti

Bulevardi dhe sheshi duhet të jenë të qytetarëve, jo për një, dy apo tre ditë, por aq kohë sa duhet për ta larguar,” u shpreh ai, duke shtuar se opozita do të punojë për të bindur qytetarët të angazhohen në një revoltë paqësore.

Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si “regjimin më të urryer dhe më armiqësor” që shqiptarët kanë pasur pas periudhës së Enver Hoxhës, duke garantuar se, sipas tij, Rama do të përballet me drejtësinë.

Share it :