Daily Mail’ përcjell protestën e opozitës: Mijëra kundër korrupsionit në Shqipëri

Daily Mail’ përcjell protestën e opozitës: Mijëra kundër korrupsionit në Shqipëri

Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ i ka bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita kundër qeverisë, të hënën e 22 dhjetorit.

Përmes pamjeve të përcjella nga një prej tablokideve më në zë dhe më të lexuar në Britaninë e Madhe, përcjell lajmin se si mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.⁠

Sipas ‘Daily Mail’ qytetarët hodhën molotov, në shenjë protestave kundër korrupsionit të qeverisë Rama.

Në fokus të tabloidit britanik, ishin hetimet ndaj numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku, e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tendera në Tunelin e Llogarasë dhe Lotet e Unazës së Madhe.

Qindra mijëra demonstrues u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë përfshirë ministra të kabinetit të tij, së fundmi rasti i zëvendëses së tij Belina Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

Ishin me mijëra qytetarët që iu bashkuan thirrjes së liderit demokrat dhe opozitës për të dalë në protestë para godinës së qeverisë shqiptare, duke treguar edhe njëherë se populli është aty për të kërkuar llogari ndaj abuzimit me fondet publike dhe taksat e tyre.

Share it :