Klodian Brahi flet per here te pare ai kreu i ri i SPAK: Luftë krimit e korrupsionit, rritje të besimit të publikut te drejtësia! Asnje mbi ligjin

Klodian Brahi flet per here te pare ai kreu i ri i SPAK: Luftë krimit e korrupsionit, rritje të besimit të publikut te drejtësia! Asnje mbi ligjin

Askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”. Këtë synon të garantojë gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Klodian Braho kur u pyet nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit të tij në krye të këtij institucioni

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

Share it :