Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Ruhuni nga Edi Rama

Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Ruhuni nga Edi Rama

Nga studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij, i kryeministrit Rama.

Po i bëj një thirrje publike prokurorit Dritan Prençi. Meqënëse Rama është kreu i mafies, të ruhet në një kombinacion, ndonjë kurth që mund t’i bëjë ky me banditë për ta denigruar si prokuror, se ka filluar luftën. Duhet të ruhet edhe jetën sigurisht që ta ruajë, por duhet të ruhet edhe vetë se çfarë nuk pret nga ky njeri për ta denegruar”, deklaroi Maliqi Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në cilësinë e ish-drejtorit të policisë Maliqi tha se janë të njohura mënyrat se si vepron krimi i organizuar për të diskredituar kundërshtarët.

I pyetur nëse ka informacion për një paralajmërim të tillë apo indicie Maliqi u përgjigj: “Kam qenë oficer policie i mirëfilltë që 25 vjeç kanë drejtuar komisariate dhe njoh çfarë bën krimi, çfarë kombinacionesh bëjnë, çfarë kurthesh bëjnë për ta denigruar siç ka denegruar he luftën brenda llojit.

Indicie ka, por që unë vetë jam i bindur që çarë nuk pret nga ky njeri me fjalë ky që thoshte koka të njëri-tjetrit kriminelëve, koka të njëri-tjetrit brenda grupit të Rilindjes, ky është i lidhur koka e këmbë me krimin dhe ky është peng i krimit”, tha Maliqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Share it :